Atletico Madridi merr vendim për të ardhmen e Simeones
Diego Simeone pritet të vazhdojë kontratën me klubin nga Madridi.
Atletico Madrid dëshiron ta zgjasë edhe dy vite të tjera kontratën me trajnerin Diego Pablo Simeone. Kontrata e tij aktuale me klubin përfundon në verë të 2018-ës.
‘El Cholo’ në fakt e ka praktikë punë që ta rishikojë pozicionin e tij vit pas viti, por duke parë interesimin e klubeve më të mëdha evropiane për të, drejtuesit e Atleticos shpresojnë ta blindojnë deri në vitin 2020.
Simeone është pjesë e ‘Los Colchoneros’ që nga viti 2011, ku ka çuar skuadrën titullit të kampionit në La Liga në vitin 2014, si dhe ka luajtur në dy finale të Ligës së Kampionëve.



