Atletico Madridi “shpartallon” Espanyolin
Atletico Madridi ka shënuar fitore të thellë në shtëpi ndaj Espanyolin, në kuadër të xhiros së 25-të në La Liga.
Espanyoli kaloi fillimisht në epërsi, por Atletico e përmbysi në 4-2 për t’i marrë pikët e plota.
Mysafirët përfituan nga një huti në mbrojtje për të kaluar në epërsi falë Jofre (6’).
Sidoqoftë, Alexander Sorloth shënoi një gol të bukur pas asistimit të Llorentes për ta barazuar rezultatin (21’), raporton Telegrafi, transmeton Periskopi.
Ndërsa, ishte Simeone që përmbysi epërsinë pas bashkëpunimit me Baenan (49’).
Për golin e tretë u përkujdes Lookman që finalizoi për mrekulli asistimin e Ruggerit (58’).
Kurse, fitoren e vulosi Sorloth pas një tjetër asistimi të Ruggerit (72’).
E tëra që bëri Espanyol ishte goli i dytë dhe njëkohësisht i fundit në këtë përballje përmes Exposito (80’).
Atletico kësisoj qëndron në pozitën e katërt me 48 pikë ndërsa Espanyol zë pozitën e gjashtë me 35 sosh./Periskopi



