Atletico merr kreun në La Liga
Skuadra e Diego Simeones e dominoi takimin, duke shënuar dy herë, por humbi edhe dy penalti, raporton Koha.net.
Së pari Griezmann pati rastin të kalojë Atleticon në epërsi në minutën e 44, por nuk u tregua i saktë nga pika e bardhë. Kurse në minutën e 69 penaltinë e humbi Gabi.
Golin e parë e shënoi Griezmann në minutën e 63, pas asistimit nga Gameiro. Kurse golin e dytë e shënoi Gameiro në minutën e 90+3.
Me këtë fitore Atletico bëhet lider me 15 pikë./Koha/



