Atletico Nacional kërkon që kupa t’i dhurohet Chapecoenses
Pas aksidentit tragjik me aeroplan ku kanë humbur jetën pothuajse e tërë skuadra e klubit Chapecoense, e gjithë bota e futbollit është solidarizuar me klubin brazilian.
Lajmi i tmerrshëm që ka tronditur tërë botën ku si pasojë kanë humbur jetën 77 nga 81 pasagjerët që po udhëtonin nga Brazili për në Kolumbi, ka goditur më së rëndi ekipin e Chapecoenses.
Një gjest madhështor ky i Atletico Nacional, por që pritet ende të shihet se cili do të jetë vendimi i Federatës së Futbollit të Amerikës Jugore, për trofeun e dytë më prestigjioz në këtë kontinent.



