Atletico nuk lejon befasi, fiton në minutat e fundit

Atletico nuk lejon befasi, fiton në minutat e fundit

Ekipi madrilen fitoi 3 me 2 me dy gola të shpejtë në minutat e fundit.

Cabral shënoi i pari në ndeshje për Celtan. Ai realizoi në minutën e pestë, gjashtë minuta para se Fernando Torres të barazonte gjithçka me një supergol.

Në pjesën e dytë Guidetti shënoi në minutën e 78-të për epërsinë e dytë të Celtas, por dy supergola të shpejtë nga Carrasco dhe Griezmann në minutat 87 dhe 88 i dhanë fitoren e radhës Atleticos

Skuadra e Diego Simeones tani ka 42 pikë në pozitën e katërt, shtatë më pak se Reali që prinë me dy ndeshje më pak.

 

Shpërndaje në: