Atletico përsëri dështon të fitojë
Florin Andone shënoi golin e parë në ndeshje për të kaluar Deportivon në epërsi në minutën e 13-të, ndërsa rezultati u barazua nga Antoine Griezmann në minutën e 68-të, falë një supergoli.
Me këtë barazim Atletico mbetet në pozitën e katërt me 46 pikë në tabelë, nëntë më pak se Sevilla që mbyll top treshen. Barcelona prin me 57 pikë, Reali ka një më pak në pozitën e dytë.



