Atletiko Madrid skualifikohet edhe nga Kupa e Mbretit

Atletiko Madrid skualifikohet edhe nga Kupa e Mbretit

Sevilla ka shënuar fitore 3:1 ndaj Atletico Madridit, për të kaluar në gjysmëfinale të Copa del Rey

Skuadra e Sevillas ka mposhtur për të dytën herë brenda një jave Atletico Madridin, për t’u bërë skuadra e parë që kalon në gjysmëfinale të Copa del Rey.

Sevilla sonte shënoi fitore 3:1, për të kaluar tutje me rezultat të përgjithshëm 5:2.

Golat për vendësit i shënuan Escudero, Banega dhe Sarabia, ndërsa golin e vetëm për Atleticon e shënoi sulmuesi Antonie Griezmann.

Atletiko Madrid nuk do të marr pjesë sivjet as në Champions League.

 

Shpërndaje në: