Atmosfera e francezëve gjatë pushimit të pjesës së parë, instruksionet e rrepta të Deschamps
Çelësi i mesazhit të Didier Deschamps për lojtarët e tij francezë gjatë pushimit të pjesës së parë në finalen e Kupës Botërore ishte që “t’i jepej Kylianit”.
Franca e kryesonte takimin me rezultatin 2-1 kur lojtarët ndodheshin në pushim.
Ishte koha kur Deshamps u dha instruksione lojtarëve të tij për t’i mbajtur bashkë në ruajtjen e avantazhit mbi Kroacinë, raportoi “DailyMail”, transmeton Periskopi.
“Ata erdhën, ata janë agresivë”, filloi të fliste mbi instruksionet Deschamps. “Ju e shihni gjithë energjinë që janë duke e dhënë. Luani sa më thjeshtë që është e mundur”.
Mbappe e ngriti epërsinë e Francës 4:1 pas një topi të pranuar nga Lukas Hernandez.
“Antoine, zbrisni pak gjatë kundërsulmeve”, tha Deschamps. “Ju jeni duke qëndruar pranë sulmuesve, ne kemi nevojë që ju të jeni një opcion më përpara”.
Pastaj bërtit Paul Pogba “Bëhu pak më pozitiv”.
Mandej fjalën e mori qendër-mbrojtësi i Real Madridit, Rafael Varane “Mos u shqetësoni shumë për pozicionimin. Djema, ajo është në mendjen tuaj. Bëhuni më pozitiv, besoni në të. Ne jemi duke fituar, djema. Ne duhet ta fitojmë ndeshjen!”./Periskopi/










