Atmosfera në Stockholm përmes fotove para finales së madhe (Foto)
Qyteti i Manchester ndoshta është goditur nga sulmet terroriste, por tifozët e United janë duke bërë më të mirën nga vetja duke treguar se qyteti nuk është i ndarë.
Tifozët tashmë kanë arritur në Stockhom para finales së Ligës së Europës kundër Ajaxit dhe ata kanë treguar revoltën e tyre me banera.
Një grup i tifozëve janë fotografuar para stadiumit Friends Arena, me një baner të madh në të cilin është shkruar: ‘Manchester-a City United #prayformachester’.
Kujtojm se sonte nga ora 20:45 do të zhvillohet takimi Ajax-Manchester United në Friends Arena, në Stockholm të Suedisë. /Periskopi/












