ATP publikon renditjen e re: Federer e Nadal ngriten në pozita

ATP publikon renditjen e re: Federer e Nadal ngriten në pozita

Në këtë të fundit triumfoi Roger Federer kundër Rafael Nadalit me rezultat 3-2.

Kjo ka bërë që të ketë edhe ndryshime në renditjen e përgjithshme duke e thelluar distancën mes të parit Andy Murray dhe të dytit Novak Gjokovic, transmeton Telegrafi.

Para Grand Slamit të parë të vitin 2017, dyshen i ka ndarë vetëm 780 pikë, por tani diferenca është më shumë se dyfish – 1,715.

Edhe në top 10-she ka ndryshime të rëndësishme, ku Roger Federer prej pozitës së 17 ka arritur në të dhjetin.

Rafael Nadal si finalistë i Australia Open u ngrit prej vendit të nëntë në të gjashtin.

Andy Murray (Britania e Madhe) 11,540 pikë

Novak Gjokoviç (Serbia) 9825

Stan Wawrinka (Zvicra) 5695

Milos Raonic (Kanada) 4,930

Kei Nishikori (Japonia) 4,830

Rafael Nadal (Spanja) 4385

Marin Cilic (Kroacia) 3560

Tim Dominik (Austria) 3505

Gael Monfils (Franca) 3445

Roger Federer (Zvicra) 3.260

Shpërndaje në: