Aubameyang gjobitet me 100.000 euro, arsyeja është qesharake (Foto)
Sulmuesi i Gabonit, ka një marrëveshje personale me Niken, që është prodhues i maskës që u përdor nga Aubameyang,e që njihet me emrin “The Masked Finisher”.
Sulmuesit i ka kushtuar shtrenjtë festimi i golit me maskë ndaj Hamburgut, përcjell Telegrafi.
Kjo pasi ai është dënuar nga skuadra e tij me 100 mijë euro dhe ky veprim vlerësohet si i pa tolerueshëm.
“Aubameyang nuk i ka kuptuar pasojat e këtij akti. Kjo është diçka e patolerueshëm dhe ne e kemi diskutuar seriozisht”, ka thënë Drejtori Sportiv i Dortmundit, Michael Zorc.




