Aubameyang kritikon mbrojtjen e ekipit të tij pas barazimit turpërues
Arsenali nuk ka arritur që ta mbaj epërsinë e dy golave në ballafaqim me Watfordin duke barazuar 2-2.
Pas këtij barazimi “turpërues”, sulmuesi i kësaj skuadre, Pierre Aubameyang ka folur për skuadrën e tij duke e kritikuar repartin e mbrojtjes për gabimet – shkruan Periskopi.
“Dy gola erdhën nga gabimet e mbrojtjes, unë nuk dua të akuzoj askënd”, tha Aubameyang për Canel Plus, transmeton Periskopi.
Sulmuesi i Arsenalit shënoi dy golat që në fund nuk e kishin peshën e pikëve maksimale. /Periskopi/



