Aurela Gaçe tregon se si duhet grushtuar boksierin në cep të ringut (Video)

Aurela Gaçe tregon se si duhet grushtuar boksierin në cep të ringut (Video)

Këngëtarja Aurela Gaçe njihet për vokalin e saj të fuqishëm dhe ‘shpërthimin’ në skenë.

Mesa duket këtë ‘shpërthim’ ajo nuk po arrin ta kontrollojë edhe në përditshmërinë e saj.

Në një video të publikuar së fundmi në Instagram, këngëtarja shfaq veten e saj gjatë ushtrimeve në palestër, ku mesa duket nuk e kursen për asnjë moment thesin në palestër.

Duke gjuajtur me goditje të forta pa pushim, Aurela me shaka në mbishkrimin e fotografisë tregon se kështu duhet vepruar kur e zë boksierin në cep të ringut.

“E keni parasysh ne ndeshje boksi kur e zë kundërshtarin tek cepi ? Mos e lër me të marre fryme , bjeri “, shkruan ajo në mbishkrimin e fotografisë, teksa shfaq anën e saj eksplozive.

Shpërndaje në: