Austria me vendim rigoroz për vendosjen e shamisë nën moshën 14 vjeç

Austria me vendim rigoroz për vendosjen e shamisë nën moshën 14 vjeç

Këshilli Kombëtar i Austrisë voton sot për ndalimin e shamisë së kokës për vajzat nën moshën 14 vjeç në shkolla.

Në Komisionin e Arsimit të parlamentit austriak, partitë qeverisëse votuan pro – ÖVP konservatore, Socialdemokratët dhe NEOS liberale.

FPÖ nacionaliste e krahut të djathtë gjithashtu votoi pro tij, ndërsa vetëm të Gjelbrit votuan kundër.

Tashmë, pritet që ndalimi i shamisë të miratohet në votim të plotë parlamentar.

Një përpjekje e ngjashme u ndërmor edhe në 2020-tën, kur koalicioni i atëhershëm qeverisës i qendrës së djathtë i Partisë Popullore Austriake (ÖVP) dhe Partisë së Lirisë së Austrisë (FPÖ) votoi për ndalimin, siç kujton DW, por tentativa dështoi para Gjykatës Kushtetuese, sepse ligji në atë kohë shkelte parimet e trajtimit të barabartë dhe lirisë fetare.

Gjykata vendosi që ndalimi veçonte një besim specifik fetar, përkatësisht Islamin, transmeton oranews.

Qeveria në atë kohë nuk kishte dhënë justifikime të mjaftueshme për legjislacionin e saj. Por situata tani ka ndryshuar sipas Ministrit të Arsimit, Christoph Wiederkehr, i cili insiston se shqetësimet kushtetuese janë marrë parasysh dhe se vendimi do të aprovohet.

Shkollat ​​synojnë ta zbatojnë në mënyrë strikte ndalimin e shamisë në lidhje me prindërit. Në rast shkeljeje, së pari do të ketë një takim.

Nëse prindërit megjithatë vazhdojnë t’i dërgojnë vajzat e tyre në shkollë me shami, ato mund të përballen me gjoba midis 150 dhe 800 eurove ose, si alternativë, me burgim deri në dy javë./Periskopi/

Shpërndaje në: