‘Autizmi ka dalë krejt jashtë kontrollit’| Trump njofton: Kemi gati përgjigjen

‘Autizmi ka dalë krejt jashtë kontrollit’| Trump njofton: Kemi gati përgjigjen

Presidenti i SHBA Donald Trump është i bindur: Medikamenti “Tylenol”, i njohur në Europë me emrin “Paracetamol”, dhe shumë i përdorur nga gratë shtatzëna, sipas tij rrit rrezikun për autizëm.

Që nga vitet 1950, Paracetamoli konsiderohet si një medikament i njohur dhe i përdorur globalisht për dhimbjet. Udhëzimet aktuale mjekësore në SHBA thonë se marrja e këtij medikamenti pa recetë gjatë shtatzënisë është e padëmshme.

Megjithatë, presidenti amerikan dhe ministri i tij i Shëndetësisë, Robert F. Kennedy Jr., po e vënë këtë në dyshim. Ata shohin një lidhje midis marrjes së “Tylenol” gjatë shtatzënisë dhe çrregullimeve të spektrit autik te të sapolindurit.

Sipas “Politico”, që i referohet dy zyrtarëve të lartë të qeverisë, Trump të hënën do të deklarojë se Paracetamoli gjatë shtatzënisë duhet të merret më së shumti vetëm në rast të etheve të larta. Me një deklaratë të tillë, për herë të parë një qeveri do të krijonte një lidhje të drejtpërdrejtë midis Paracetamolit dhe autizmit.

“Autizmi ka dalë krejt jashtë kontrollit”

Trump dhe Kennedy duan ta trajtojnë çështjen e autizmit me përparësi. Kennedy është i bindur se helmimet nga mjedisi në SHBA kanë shkaktuar një “epidemi autizmi”.

Që javën e kaluar, Trump me fjalët “Autizmi ka dalë krejt jashtë kontrollit” tërhoqi vëmendjen te kjo temë. Në ceremoninë përkujtimore për aktivistin Charlie Kirk, Trump deklaroi në podium se “është gjetur një përgjigje për autizmin”.

Më parë, zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Kush Desai, kishte thënë se “njoftimi do të përfaqësonte një përparim historik” në luftën kundër rritjes së rasteve të autizmit në SHBA.

Sipas “Washington Post”, qeveria planifikon të shqyrtojë medikamentin kundër kancerit “Leucovorin” si një terapi të mundshme për njerëzit me autizëm.

Shpërndaje në: