Autorizim 30-ditor: SHBA’ja heq përkohësisht sanksionet ndaj naftës ruse
Shtetet e Bashkuara kanë vendosur të heqin përkohësisht sanksionet mbi naftën ruse që ndodhet e bllokuar në det, në një përpjekje për të frenuar rritjen e çmimeve globale të energjisë.
Scott Bessent, sekretari i Thesarit amerikan, njoftoi të enjten vonë një “autorizim të përkohshëm” që u lejon vendeve të blejnë naftën ruse për një periudhë 30-ditore. Ai siguroi se kjo masë nuk do të sjellë përfitime të mëdha për Moskën, pasi shumica e të ardhurave të saj energjetike merren nga taksat në pikën e nxjerrjes, raporton BBC.
Vendimi vjen ndërsa konflikti në Lindjen e Mesme ka rrezikuar ngushticën e Hormuzit, një nga rrugët më të rëndësishme për tregtinë e naftës dhe gazit, duke ngadalësuar trafikun e cisternave globale.
Irani ka paralajmëruar se nuk do të lejojë eksportin e asnjë litri nafte nga rajoni, ndërsa SHBA dhe Izraeli vazhdojnë operacionet ushtarake.
Presidenti amerikan, Donald Trump, theksoi se SHBA është prodhuesi më i madh i naftës në botë, duke e paraqitur këtë si një mjet për të stabilizuar çmimet.
Ndërkohë, kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban, i ka kërkuar Bashkimit Evropian heqjen e sanksioneve ndaj karburanteve fosile ruse për të lehtësuar ndikimin e konfliktit në çmimet e energjisë



