AUV me njoftim zyrtar: Një sasi e qumështit “Aptamil” tërhiqet nga tregu pas pranisë së një bakterie

AUV me njoftim zyrtar: Një sasi e qumështit “Aptamil” tërhiqet nga tregu pas pranisë së një bakterie

Pas raportimit të Periskopit, Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) e Kosovës ka dalë me njoftim për tërheqjen nga tregu të një sasie të qumështit Aptamil, pasi në këtë produkt është identifikuar prania e bakteries “Bacillus cereus”.

Sipas njoftimit të AUV-së, alarmi është pranuar përmes Komisionit Evropian, përkatësisht Sistemit të Alarmimit të Shpejtë për Ushqim dhe Ushqim për Kafshë (RASFF). Niveli i rrezikut është vlerësuar si serioz, çka ka nxitur ndërmarrjen e masave të menjëhershme.

Agjencia bën të ditur se është duke u kryer gjurmueshmëria dhe tërheqja nga tregu e produktit Aptamil me lot nr. 111444865, i cili është importuar nga Mbretëria e Holandës nga kompania “UNION SH.P.K.” nga Vushtrria.

Njoftimi i plotë:

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë e Kosovës njofton opinionin publik se, përmes Komisionit Evropian – Sistemit të Alarmimit të Shpejtë për Ushqim dhe Ushqim për Kafshë (RASFF), ka pranuar një njoftim lidhur me produktin ushqimor qumësht APTAMIL, në të cilin është identifikuar prania e bakteries Bacillus cereus, si dhe është kërkuar tërheqja e këtij produkti nga tregu.

Duke marrë parasysh se niveli i rrezikut është vlerësuar si serioz, Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë, në përputhje me procedurat e sistemit RASFF, është duke ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme për gjurmueshmërinë dhe tërheqjen nga tregu të produktit APTAMIL me lot nr. 111444865, i importuar nga Mbretëria e Holandës nga kompania UNION SH.P.K., Vushtrri.

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë mbetet e përkushtuar në monitorimin e vazhdueshëm të tregut dhe të zinxhirit ushqimor, duke zbatuar masa parandaluese dhe kontrolluese, me qëllim që konsumatorëve në Republikën e Kosovës t’u garantohet ushqim i sigurt, i shëndetshëm dhe në përputhje me standardet kombëtare dhe ndërkombëtare të sigurisë ushqimore

Qumështi APTAMIL për foshnja i kontaminuar me bakterin Bacillus Cereus, AUV jep detaje me vonesë

Shpërndaje në: