Avdullahu thotë se do t’i tregojnë Zvicrës “sa të fortë jemi”, flet edhe për Xhakën

Avdullahu thotë se do t’i tregojnë Zvicrës “sa të fortë jemi”, flet edhe për Xhakën

Mesfushori i kombëtares së Kosovës, Leon Avdullahu ka folur pas arritjes historike së play-offit të Botërorit të vitit 2026.

Ai ka thënë se kjo është një arritje e madhe, teksa ka një mesazh per Zvicrën.

“Një arritje shumë e madhe, historike, hala s’kena arritë ku dojna me arritë. Kena forcë me arritë në Botëror, është e vështirë. Kena me ia tregua na krejt Kosova Zvicrës se sa jena të fortë”, tha ai fillimisht.

Tutje, ai iu kundërpërgjigj deklaratës së Granit Xhakës, i cili tha se Avdullahu e Hajdari nuk do të kishin vend te Zvicra, raporton express, transmeton Periskopi.

“I uroj vetëm sukese atij, s’kam kurrëfarë deklarate ndaj tij”, përfundoi Avdullahu.

Avdullahu e la Zvicrën për Kosovën në muajin shtator./Periskopi/

Shpërndaje në: