Avdyl Ferataj bën deklaratë të çuditshme: Ich liebe dich Albin Kurti, Mitrovicës t’ia lëjmë emrin e tij

Avdyl Ferataj bën deklaratë të çuditshme: Ich liebe dich Albin Kurti, Mitrovicës t’ia lëjmë emrin e tij

Avdyl Ferataj kandidat i Lëvizjes Vetëvendosje për asamble komunale në Komunën e Istogut ka publikuar një video.

Ferataj ka dhënë një deklaratë të çuditshme në lidhje me ndërrimin e emrin të qytetit.

Ferataj duket se është simpatizues i zjarrtë i kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, raporton Periskopi.

Në një video shfaqet duke dhënë një ide ku qytetin e Mitrovicës të emërohet si Mitrovica e Albin Kurtit.

“Mitrovicën i duhet një emër të ri. Kjo Mitrovicë duhet të quhet Mitrovica e Albin Kurtit”, ka thënë ai.

Ferataj ka thënë “Arsyjet dhe shkaqet janë të shumëta nuk ia vlen me fol d.m.th., kjo është krijimi edhe kontributi me mish, zemër e shpirt i  Albin Kurtit”.

Ferataj shfaq dashuri  dhe admirim për Albin Kurtin  në gjuhën shqipe dhe atë gjermane.

“Respekt për Albin Kurtin. Albin Kurti zoti të ruajt. Të dua shumë. Ich liebe dich”, ka thënë ai në video./Periskopi

Shpërndaje në: