Avni Arifi: Kosova ka marrë obligim të themeloj ASK-në, por jo instrument të Serbisë brenda shtetit
Shefi i ekipit të Kosovës për dialog teknik me Serbinë, Avni Arifi, ka thënë se Kosova ka marrë obligim ndërkombëtar për krijimin e Asociacionit të komunave serbe si formë e avancimit të pozitës së komunitetit serb në Kosovë.
“Në këtë qëndrim Kosova vazhdon të kërkojë zgjidhje dhe ka konsensus të mjaftueshëm në shoqërinë e Kosovës për gjetjen e një zgjidhje gjithnjë duke ruajtur kushtetutshmërinë, tërësinë territoriale dhe funksionalitetin e shtetit. Kosova kurrë nuk ka marrë obligim që të krijojë Asociacion që do të shërbejë si instrument i shtetit serb për defunksionalizimin dhe kontrollimin e shtetit të Kosovës”, ka thënë Arifi.
Tutje, Arifi ka thënë se ideja që nëpërmjet Asociacionit të depërtohet në funksionim të shtetit të Kosovës është perfide dhe nuk do të kalojë.



