Avokati egjiptian e padit Ramosin për ndërhyrjen ndaj Salahut dhe i kërkon 1 miliard Euro dëmshpërblim
Lëndimi i sulmuesit të Liverpoolit ka marrë një kthesë bizare, me një bashkëvendës të tij që ka bërë padi ndaj mbrojtësit Ramos
Një avokat egjiptian po kërkon 1 miliard euro nga mbrojtësi Sergio Ramos pas ndërhyrjes brutale që bëri ky i fundit ndaj sulmuesit Mohamed Salah, i cili u lëndua dhe u detyrua të lëshonte në minutën e 30 fushën e lojës – raporton Guardian, përcjell Periskopi.
Salahu e lëndoi rëndë krahun e tij të majtë pas një përplasjeje me Sergio Ramosin gjatë ndeshje që u fitua 3 me 1 nga Real Madridi në Kiev. Tashmë, edhe pjesëmarrja e tij në Kupën e Botës me Egjiptin është vënë në dyshim.
Fituesi i Këpucës së Artë në Premier Ligë, këtë vit, postoi në Twitter të shtunën duke thënë se ndihej “konfident” se do të ishte i aftë të përfaqësonte Egjiptin në Botërorin Rusia 2018.
Por, avokati Basssem Wahba duket se nuk e ka përballuar mirë atë që ndodhi në Kiev.
Në paraqitjen e tij në një kanal televiziv egjiptian, Wahba njoftoi se ka bërë një ankesë në FIFA dhe e ka akuzuar Ramosin për një akt të “paramenduar” duke shkaktuar “lëndim fizik e psikologjik” ndaj futbollistit më të mirë të një kombi.
“Ramosi me qëllim e lëndoi Mo Salahun dhe duhet të ndëshkohet për veprimet e tij,” pretendon ai.
“Kam kërkuar kompenzim, që do të mbërrinte deri në 1 milard euro, për lëndimin fizik dhe psikologjik që Ramosi i ka shkaktuar Salahut dhe popullit të Egjiptit.” /Periskopi



