Avokati i Krasniqit: ZPS përzgjedh fragmente që i shkojnë për shtati – s’bën analizë por shtrembërim
Aidan Ellis, avokati i Jakup Krasniqit ka qenë i qartë në kundërpërgjigjet e tij ndaj Prokurorisë së Specializuar.
Ai tha se argumentet e ZPS-së vazhdojnë të karakterizohen nga selektiviteti dhe përzgjedhjet e vazhdueshme.
“Prokuroria përzgjodhi fragmente që i shkojnë për shtati teorisë së saj, ndërkohë që nuk mori parasysh fare sqarimet me gojë si dhe dëshmi shfajësuese dhe të pakundërshtuara nga vetë dëshmitarë të Prokurorisë. Kjo nuk është analizë, kjo është shtrembërim”, tha avokati.



