Avokati i Maradonës: Do ta paguajnë shtrejntë personat që pozuan me trupin e vdekur të argjentinasit
Avokati i Diego Maradonas, Matia Morla ka paralajmëruar tre personat që bënë ‘selfie’ me trupin e pajetë të legjendës argjentinase se ‘do të paguajnë shtrenjtë’.
Tre punonjës nga kompania e funeralit bënë ‘selfie’ me trupin e Maradonës dhe më pas e përhapën atë në internet. Njëri prej tyre tashmë është identifikuar dhe pushuar nga pozita e tij.
Për dy të tjerët, La Gazzetta dello Sport raporton se është vetëm çështje kohe.





