Azem Sylës i shtyhet edhe për 2 muaj paraburgimi

Azem Sylës i shtyhet edhe për 2 muaj paraburgimi

I është shtyer edhe për dy muaj paraburgimi Azem Sylës, raporton KTV.

Syla është i akuzuar nga Prokuroria e EULEX-it për udhëheqje të grupit kriminal prej 38 personave në rastin “Tokat”.

“Sipas aktvendimit të gjyqtares së EULEX-it, të Gjykatës Themelore në Prishtinë, Mariola Pasnik, klientit tim Azem Sylës i është vazhduar paraburgimi deri më 18 janar 2018. Pasi që është ngrit aktakuzë kundër tij dhe të tjerëve në rastin ‘Toka’, e pasi është lëndë me paraburgim të caktuar gjykimi pritet të fillojë në muajin dhjetor”, ka thënë avokati Tomë Gashi.

Shpërndaje në: