Azemi: Rinia është thelbi i çdo shoqërie, është e rëndësishme dhe e domosdoshme që të investojmë në zhvillimin e saj
Kandidati për deputet nga LDK, Visar Azemi konsideron se “rinia është thelbi i çdo shoqërie”.
Këtë deklaratë, Azemi e tha gjatë takimit me disa të rinj.
Postimi i plotë:
Rinia është thelbi i çdo shoqërie, ajo është fuqia që mund të sjellë ndryshime pozitive dhe të formojë të ardhmen.
Prandaj, është shumë e rëndësishme dhe e domosdoshme që të investojmë në zhvillimin e rinisë.
Ky takim ishte një mundësi e shkëlqyer për të shkëmbyer mendime dhe për të diskutuar mënyrat se si mund të fuqizojmë të rinjtë dhe t’i ofrojmë mundësi të barabarta për të kontribuar në ndërtimin e një shoqërie më të mirë dhe më të drejtë.



