Azerbaixhan 0 – 0 Kosovë | ‘Dardanët’ më të mirë edhe si mysafirë
Në ndeshjen që po zhvillohet në Baku mes Azerbaixhanit dhe Kosovës nuk është shënuar ende asnjë gol, e madje as ndonjë rast i mirë shënimi, shkruan Periskopi.
Sidoqoftë, marrë parasysh që ndeshja po zhvillohet si mysafir, Kosova luajti mjaft mirë dhe krijoi më shumë gjatë pjesës së parë të ndeshjes.
Lojtari më i dalluar në fushë mes ‘dardanëve’ ishte mbrojtësi i krahut të majtë, Leart Paqarada i cili arriti të bënte dalje të rrezikshme nga pozicioni i tij – madje në një rast përmes kalimit që i bëri kundërshtarit, mungoi vetëm finalizimi nga sulmuesit, Muriqi dhe Zhegrova.
Mjaft e mirë gjatë pjesës së parë është treguar edhe faza e mbrojtjes që nuk ka lejuar të rrezikohet asnjë herë. /Periskopi



