Azilkërkuesi përdhunon dhe masakron të bijën e zyrtarit të BE-së

Azilkërkuesi përdhunon dhe masakron të bijën e zyrtarit të BE-së

Një adoleshent nga Afganistani, azil kërkues në Gjermani, dyshohet se ka përdhunuar dhe më pas ka masakruar studenten e mjekësisë Maria Ladenburger, e bija e një zyrtari të lartë të BE-së që punonte si vullnetare në një qendër refugjatësh, shkruan “The Sun”.

Maria po kthehej nga një mbrëmje me miqtë e Universitetit të Freiburgut kur agresori e përdhunoi me dhunë dhe më pas e vrau duke e hedhur trupin e pajetë në lumin Dreisam.

Mësohet se ngjarja tronditëse ka ndodhur më 16 tetor por detajet kanë dalë vetëm ditët e fundit. Refugjati i dyshuar afgan u zbulua pas analizave të ADN-së. Ndërkohë që në vendngjarje u gjet edhe një shall që i përkiste të ndjerës.

Shpërndaje në: