Aziz Salihu bie në peshë, kështu duket tani
Aziz Salihu po e vazhdon trajtimin mjekësor në Turqi.
Legjenda e boksit shqiptar, Aziz Salihu ka probleme me pankreas dhe është duke u kuruar në Stamboll, pasi qëndroi dy muaj në QKUK, shkruan Zëri.
Siç shihet përmes fotografisë së mëposhtme, “Zizi” ka humbur shumë peshë dhe mbahet nga vajza e tij, Monika.
Kjo fotografi është bërë dje, ndërsa Azizi gjendet për trajtim mjekësor në spitalin ‘Ethica’ në Bakırköy-Stamboll.




