Aziz Salihut vazhdon t’i përmirësohet gjendja

Aziz Salihut vazhdon t’i përmirësohet gjendja

Ai ka qëndruar prej disa muajsh në një spital të Stambollit, për t’u kuruar nga një sëmundje.

Por, gjendja e tij është përmirësuar dukshëm dhe së shpejti pritet rikthimi i tij në vendlindje.

“Të nderuar, anëtarë të familjes, anëtarë të farefisit dhe dashamirë të Legjendës së Boksit, të nderit, të kombit, shembullit të gjallë, të gjithë shqiptarisë bacës Aziz Salihut. Iu japim lajmin e mirë që sot morëm përgjigje të gëzuar nga mjekët. Së shpejti mirupafshim në Kosovë”, ka shkruar në Facebook Mimoza Elezi, aktorja e filmave turk e cila ka ndihmuar familjen Salihu gjatë qëndrimit të tyre në Turqi.

Atij pritet t’i bëhet një pritje madhështore në Prishtinë. /Periskopi.com

Shpërndaje në: