‘Baba i Kosovës’ i komenton Maradonas: Grande Diego! (FOTO)
Diego Armando Maradona i ka shqetësuar të gjithë orët e fundit, përfshirë edhe trajnerin e Vëllaznimit, Ismet Munishin.
“El Pibe De oro” që dy ditë më parë u raportua në media si i paarritshëm, është shtruar në një spital të Buenos Airesit për shkak të një hemorragjie gastrike që u kap pas një kontrolli rutinë, përcjell Periskopi.
58 vjeçari më pas lajmëroi se gjithçka ishte në rregull me të, duke shkruar në Facebook: ”Dua t’ju falenderoj të gjithëve për mesazhet inkurajuese. Më vjen keq që u shqetësuat pa asnjë motiv. Dua t’ju them se nuk ndodhi asgjë, jam mirë”.
Edhe Ismet Munishi i ka dhënë përkrahje morale Maradonas, duke shkruar në foton e tij: ”Grande Diego!”.
Kujtojmë se trajneri i njohur kosovar e quan djalin e tij ‘Diego’, në nder të yllit argjentinas. /Periskopi




