Babai i Courtois: Po ma mbytni djalin, njerëz të poshtër
Babai i Thibaut Courtois ka pretenduar se portieri i Real Madridit po viktimizohet nga shtypi.
26-vjeçari u kritikua rëndë nga tifozët pasi ai pësoi katër gola kundër Ajaxit në ‘Bernabeu’ javën e kaluar pasi Los Blancos u eliminuan nga Liga e Kampionëve.
Belgu ishte tallur jashtëzakonisht shumë kur mesfushori Lasse Schone shënoi nga gjuajtja e lirë dhe topi shkoi mbi kokën e tij, transmeton Periskopi.

Për këtë babai i Courtois i tha Het Laatste Nieuws: “Ndjehem se të gjithë po i drejtohen Thibautit, sidomos shtypi spanjoll. Si baba, nuk mund ta injoroj këtë”.
”Portieri është gjithmonë objektivi i parë, është pjesë e punës. Për të mirë apo për të keq, unë ju lejoj që ta gjykoni këtë”.
”Por pas ndeshjes me Ajax, ai u shënjestrua shumë. Nuk mund ta pranoj këtë sepse nuk është e drejtë. Unë besoj në kualitetet e tij dhe nuk kam dyshim për këtë”, potencoi babai i tij. /Periskopi/



