Babai i oficerit të vrarë në New York pësoi sulm në tru pasi mori lajmin për vdekjen e të birit

Babai i oficerit të vrarë në New York pësoi sulm në tru pasi mori lajmin për vdekjen e të birit

Didarul Islam, babai i oficerit të vrarë në New York, , pas të shtënave të së hënës në një ndërtesë në Midtoën Manhattan, sipas një raportimi, pësoi sulm në tru pasi mësoi lajmin për vdekjen e të birit.

Lajmi për vdekjen e 36-vjeçarit e tronditi thellë familjen e tij, raporton The Independent, transmeton Periskopi.

Përveç babait të Islamit që pësoi sulm në tru pasi mësoi lajmin, gruaja e tij shtatzënë u dërgua me urgjencë nga policia në spital, tha kushëriri i tij për The New York Post.

“Të gjithë po qajnë. Nuk ka vëlla, vetëm ai. Babai i tij kur dëgjoi pësoi një goditje në tru”, tha kushëriri Muhammad Mainul Islam.

Oficeri Islam ishte midis katër personave të vrarë në të shtënat e mbrëmjes së djeshme në Midtoën Manhattan.

Islami nuk ishte momentalisht në detyrë dhe po punonte si roje private në ndërtesë kur u qëllua për vdekje, tha dje komisionerja, Jessica Tisch.

“Ai e vuri veten në rrezik, bëri sakrificë dhe u qëllua teksa ishte i veshur në uniformë. Ai vdiq ashtu siç jetoi, si një hero”, tha tutje ajo./Periskopi/

Shpërndaje në: