Babai i Mozzik dhe Getinjos me stil si të djemve të tij (Foto)
Artistët tanë, meqenëse janë fytyra publike e kanë pothuajse të pamundur ta mbajnë larg medieve familjen.
Por, shpeshherë ata përmes rrjeteve sociale publikojnë imazhe me familjarët, shkruan lajmi.net.
Ishte Getinjo ai i cili së fundi publikoi disa imazhe të babait të tij, i cili dukej me stil të ngjashëm me Mozzik dhe Getinjon edhe pse është më në moshë.
“Tu e mbyt prindi stilin” shkruan Getinjo në njërën nga imazhet e babait, ndërsa në një tjetër tha se jep gjithçka për familijen.
Të dy reperët, Getinjo dhe Mozzik edhe pse të rinj të skenë, arritën të depërtojnë mirë në tregun e mbushur prej shumë artistëve.





