Bahtiri: E pres dorën e s’e votoj Listën Serbe, njëjtë mendojnë edhe kolegët e mi të VV
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Agim Bahtiri para fillimit të seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës para mediave ka deklaruar se Nenad Rashiq do të zgjidhet nënkryetar i pestë Kuvendit.
Bahtiri po ashtu tha se më parë e prenë dorën, sesa ia hedh votën Listës Serbe, raporton Periskopi.
“Sigurisht që Rashiq do të zgjidhet. Kam deklaruar dhe po deklaroj përsëri se e pres dorën dhe nuk e votoj Listën Serbe. Kështu e kanë mendimin, edhe kolegët e mi të Lëvizjes Vetëvendosje”, ka thënë ai.
Bahtiri ka thënë se nuk e voton Listën Serbe për shkak të problemeve në veri.
“Dhe kjo është e bazuar në problemet që I kanë bërë në very dhe janë të kyçur direkt në atë pjesë”, tha ai./Periskopi



