Bahtiri: Muri rrënohet nesër në mesditë
Ai, duke përshëndetur marrëveshjen e arritur mes Qeverisë së Kosovës dhe Komunës Veriore të Mitrovicës, ka thënë se muri do të rrënohet nesër rreth orës 12:00 (mesditë), transmeton Periskopi.
“Do ta shihni se muri do të rrënohet nesër rreth orës 12:00”, tha Bahtiri.
“Marrëveshja që u arritë pramë, e përshëndes qeverinë, që e ka bërë të mundur t’i japë fund dhunës. Ka treguar mençuri të madhe kryeministri i Kosovës. Unë mendoj se marrëveshja që u arritë mbrëmë, është marrëveshje që ka mundur të arrihet edhe më parë”, tha Bahtiri. /Periskopi/



