Bajqinovci reagon pas intervistës së Osmanit, Bajqinovci: Ajo ka qenë në një linjë me Lajçakun
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci ka reaguar pas intervistës së fundit të presidentes Vjosa Osmani, ku mes tjerash ajo foli për heqjen e masave.
Bajqinovci ka thënë se Osmani nuk ka pasur kontribut në këtë pjesë, e madje, sipas tij, ajo ka qenë një një linjë me ish-emisarin, Miroslav Lajçak.
“Presidentja jo vetëm që nuk ka kontribuar në heqjen e masave, por ka qenë në të njëjtën linjë me Lajçakun, pra për tërheqje nga veriu.
Nëse nuk ka harruar, Presidentja pastrimin e strukturave kriminale e quante “bixhoz”.
Ky është kontributi i saj në lidhje me masat”, ka shkruar ai në Facebook.



