Bajram Begaj falënderon Bahamas për njohjen e Kosovës: Kontribut për paqen dhe stabilitetin

Bajram Begaj falënderon Bahamas për njohjen e Kosovës: Kontribut për paqen dhe stabilitetin

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, i është gëzuar njohjes së pavarësisë së Kosovës nga Bahamas.

Begaj, mes tjerash, ka falënderuar shtetin e Bahamas për njohjen e Kosovës.

“Shpreh mirënjohjen time të sinqertë për Bahamas për njohjen e Kosovës, një kontribut domethënës për paqen, stabilitetin dhe forcimin e rendit ndërkombëtar në rajonin tonë”, shkruan Begaj.

Kujtojmë se Bahamas bëhet shteti i katërt këtë vit dhe i 121 që njeh shtetësinë e Kosovës.

Shpërndaje në: