Bajram Rexhepi i mbijetoi tumorit, tani po lufton për jetë
Dikur kryetar i Mitrovicës, ish-ministër e ish-kryeministër i Kosovës, Bajram Rexhepi pritet të dërgohet për shërim jashtë vendit. Besohet se do e dërgojnë në Gjermani.
Por, rikujtojmë se ai ka tejkaluar një periudhë shumë të vështirë shëndetësore.
Kirurgu që edhe së fundmi iu kthye profesionit, pas pakënaqësive me Kadri Veselin në krye të PDK-së, gjithmonë kishte besuar në profesionalizimin e doktorëve në vendin tonë.
Në vitin 2008 ai kishte zbuluar se ka një tumor. Nëpër sfidat që kishte kaluar, e edhe me ndërhyrjen që kishte, ai dëshironte të kurohej vetëm në Kosovë, raporton Periskopi
Ai kishte një limfom, malinje, tumor i gjëndrave limfatike dhe shumë agresiv.
Kjo sëmundje lajmërohet në pjesët e qafës ku vërehet në fazat fillestare, ku edhe e kishte vërejtur Rexhepi dhe kishte vendosur të operohej e ta largonte.
Ishte operuar në Prishtinë dhe me gjithë këmbënguljet e të gjithëve që ai të shkonte në Gjermani, ai vetëm disa analiza krejt më vonë i ksihte bërë në Hamburg.
“Fuqia e brendshme dhe përgatitja psikike më kanë ndihmuar. E kam vërejtur në fazën fillestare. Vajza atë kohë ishte e vogël e dinte, qante fshehurazi në dhimë, i pata premtuar se do jetoj për ta mbrojtur, gruaja nuk e dinte deri në fund nuk i kam treguar. Deri pas ciklit të katër të kimioterapisë kam ushtruar”, pati deklaruar ai një herë të vetme kur pranoi të fliste për këtë sëmundje, transmeton Periskopi
I apasionuar pas kafshëve dhe shumë sporteve, Rexhepi e tejkaloi edhe një operacion këto ditë por tani raportohet se ndodhet në koma artificiale dhe se tani do e dërgojnë në Gjermani, pavarësisht se po bëhet gjithçka për ta ndritur në këmbë. Periskopi



