Bajrami: Duam debat për Buxhetin, duam që kryeministri Albin Kurti të jetë këtu

Bajrami: Duam debat për Buxhetin, duam që kryeministri Albin Kurti të jetë këtu

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka thënë se LVV po kërkon shmangie nga rregullorja për ta proceduar në votim të parë Projektligjin për Buxhet, meqë s’dëshirojnë që të debatohet.

Bajrami ka thënë se po i kërkojnë të paktën tre ditë për të lexuar dokumentin e Projektligjit, meqë duan të diskutojnë për secilën ndarje buxhetore.

Ajo ka thënë se për disa prej ministrive, s’ka fare kod buxhetor të planifikuar.

Bajrami ka thënë se s’ka urgjencë për të shmangur rregulloren dhe se duan që kur të zhvillohet debat për Buxhetin, të jetë prezent edhe kryeministri Albin Kurti.

“Dum debat, dhe duam që edhe kryeministri Albin Kurti të jetë këtu”, ka deklaruar Bajrami.

Shpërndaje në: