Bajrami: Lëvizja Vetëvendosje nuk ka as interesim dhe as interes për të konstituar Kuvendin
Shefja e Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës(LDK), Hykmete Bajrami, pas dështimit të seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës ka thënë se Kosova është duke u ballafaquar me mungesë të institucioneve.
“Janë bërë plotë 192 ditë prej kur janë mbajtur zgjedhjet në Kosovë dhe ne ende ballafaqohemi me mungesë të institucioneve”, ka thënë ajo raporton Periskopi.
Deputetja e LDK-së ka fajësuar se “Lëvizja Vetëvendosje nuk ka as interesim dhe as interes për të konstituar Kuvendin”.
Sipas Bajramit, VV-ja e ka ditur që të dyja kandidatet nuk do të merrnin votën e deputetëve.
“Sot propozuan dy kandidate që paraprakisht dihej që nuk i kishin votat”, tha ajo.
Deputetja e LDK-së i ka bërë thirrje Prokurorisë Speciale të trajtojë seriozisht 17 kallëzimet penale që LDK ka dorëzuar.
“Është fatkeqësi që ne sot nuk kemi institucione. Zyrat e Qeverisë janë të uzurpuara nga njerëz që ju ka kaluar mandati. Ne i bëjmë thirrje Prokurorisë Speciale të merret seriozisht me 17 kallëzime penale që ne i kemi dorëzuar”, ka thënë Bajrami./Periskopi



