Bajrami reagon pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese: Albin Kurti e detyroi Avni Deharin ta shkelë Kushtetutën

Bajrami reagon pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese: Albin Kurti e detyroi Avni Deharin ta shkelë Kushtetutën

Shefja e Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Hykmete Bajrami, ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Kushtetues ku kjo e fundit ka konstatuar se kryesues i seancës konstituive nuk ka vepruar në  pajtueshmëri me  Aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës në rastin KO124/25, të 26 qershorit 2025.

Bajrami përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka thënë se Albin Kurti e ka detyruar kryesuesin e seancës konstituive Avni Dehari të shkelë Kushtetutën, raporton Periskopi.

“Albin Kurti e ka detyru Avni Deharin me shkelë Kushtetutën.  I njëjti kandidat nuk mund të votohet më shumë se 3 herë – Albin Kurti më nuk mund ta bllokojë Kosovën për emrin e Albulena Haxhiut sepse shteti i është më i rëndësishëm se gjithçka tjetër. Deputetët duhet të marrin pjesë në votim. Votimi duhet të jetë i hapur – Kushtetuesja mbështetë transparencën, sepse ne jemi përfaqësuese të qytetarëve dhe ata kanë të drejtë të shohin se kush për kë voton”, ka shkruar ajo.

Sipas saj, Kushtetuta e Ligji janë mbi lojërat politike, s’ka demokraci aty ku s’ka repspektim të Kushtetutës dhe të Ligjit.

Reagimi i plotë:

 

Vendos Gjykata Kushtetuese: Kuvendi duhet të zgjedhë kreun e ri përmes votimit të hapur

Shpërndaje në: