Bajrami tregon shifrat: 131 milionë euro humbje të energjisë në veri në vitet 2021-2023
Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka akuzuar qeverinë Kurti për rritje të ndjeshme të humbjeve të energjisë në komunat veriore, duke thënë se ato kanë arritur në gjithsej 131 milionë euro gjatë viteve 2021–2023, raporton Periskopi.
Sipas saj, humbjet janë rritur nga 4 milionë euro në vitin 2020 në 63 milionë euro në vitin 2022, ndërsa ka shtuar se kriptovalutat dhe laboratorët e drogës kanë funksionuar lirshëm në veri gjatë kësaj periudhe.



