Bajrami: VV ka ndryshuar strategji, në vend të emrit të Haxhiut po kërkon votë të fshehur
Ka dështuar për të dhjetën herë, seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës.
54 vota ishin për, dhe një votë kundër.
Pas dështimit të dhejtë të seancës konstituive, ka folur edhe deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami.
Ajo tha se kjo mënyrë e votimit është shkelje ligjore dhe kushtetuese.
“Tash LVV ka ndryshuar strategjinë në vend se të vendos aty emrin e Albulena Haxhiut ka bërë një taktik, po kërkon votë për një komsionin me votë të fshehur të cilën tashmë e kemi diskutuar dhe argumetuar që është shkelje ligjor dhe kushtetuese ndryshimi i mënyrës së votimit në proces”, tha Bajrami.



