Bakayako të premten kryen testet mjekësore te Chelsea
Chelsea është gjithnjë e më afër transferimit të Tiemoue Bakayako-s nga Monaco.
Mesfushori francez pritet t’i kalojë testete mjekësore te Chelsea.
Mediat angleze raportojnë se marrëveshja mes palëve është arritur të mërkurën në vlerën e 40 milionë eurove.

Për shërbimet e mesfushorit ishte interesuar edhe Manchester United por që klubi londinez veproi më shpejtë.
Manchester United më shumë e pëlqejnë Nemanja Maticin, i cilime ardhjen e Bakayokos mund të ndryshojë mjedis.

Me Bakayokon, Chelsea deri më tani ka harxhuar 75 milionë funte, pasi më parë e zyrtarizoi edhe Antonio Rudigerin nga Roma për 35 milionë funte. /Periskopi/



