Balaj pushime në Brazil, Cana: Ne s’kemi bukë më ngrënë (FOTO)
Sulmuesi i Terek Groznit në Rusi dhe mesfushori i Kukësit po pushojnë në plazhet e Rio De Zhaneiros, pas një pjese sezoni të ngarkuar.
Shkodrani ka publikuar në “Instagram’”një foto nga plazhi së bashku me Edon Hasanin, por nuk kanë munguar komentet e shumta, mes të cilëve edhe ai i ish- kapitenit të Kombëtares, Lorik Cana.
“Bekimo, s’kemi bukë me hongër ti po han Molto në Brazil…”, shkruan me shaka ish-kapiteni i Kombëtares.
Nuk ka vonuar përgjigja e Balajt i cili ka shkruar: “Lorik Cana, na mbytën këtu, nuk paska as Molto”.



