Bale e dërgon Realin në finale (VIDEO)

Bale e dërgon Realin në finale (VIDEO)

Real Madrid ka arritur fitore në gjysmëfinalen e Botërorit të Klubeve ndaj Kashima, me rezultat 3 me 1. 

Heroi i mbrëmjes ishte padyshim Gareth Bale, i cili shënoi het-trik në këtë ndeshje.

Goli i parë erdhi në minutën e 44-të, pas asistimit të Marcelos.

Ndërkohë, në vetëm dy minuta (53′ 55′), uellsiani shënoi edhe dy gola të tjerë për ta kompletuar het-trikun.

Golin e nderit për mysafirët e shënoi Doi.

Ekipi i Solarit në finale do ta takohet me Al Ain. /Periskopi

https://www.youtube.com/watch?v=IVPCbgZWLf8

Shpërndaje në: