Bale i gatshëm për t’u transferuar te United, por nuk e lë Zidane
Gareth Bale është i lidhur prej kohësh me një transferim te Manchester United. Mesfushori i “galaktikëve” vështirë se do të largohet gjatë kësaj vere, pasi Zinedine Zidane nuk pranon që ta lërë të lirë.
Reali nuk ka asnjë qëllim që ta shesë gjatë kësaj vere, madje ai pritet që të jetë titullarë në sezonin e ardhshëm. Kujtojmë që uellsiani është një ndër futbollistët më të preferuar të Zidane, madje shpesh herë mediat e kanë konsideruar si një “pikë të dobët” të tij.



