Bale iu tregon bashkëlojtarëve të tij se mund të transferohet në United

Bale iu tregon bashkëlojtarëve të tij se mund të transferohet në United

Ylli uellsian Gareth Bale iu ka treguar bashkëlojtarëve se është i hapur për një kalim në Manchester United, sipas disa raportimeve në Spanjë.

Uellsiani pritet që të startojë nga banka rezervë në finalen e madhe të Cardiffit kundër Juventusit që do të zhvillohet sonte, transmeton Periskopi.

27-vjeçari kishte zgjedhur Real Madridin para United në vitin 2013 edhe pse ‘Djajët e kuq’ i kishin ofruar Tottenhamit shumë më të madhe të parave se sa gjiganti spanjoll që kishte paguar 85 milionë funte.

Man United ka tentuar katër herë që ta transferojë Bale

Presidenti Florentino Perez është një tifoz i madh i yllit uellsian por që klubi i duhet ta shesë atë që të mund t’i transferojnë Eden Hazard ose Kylian Mbappe.

Por, Bale mund të largohet këtë verë nga klubi dhe ai për këtë iu ka treguar bashkëlojtarëve të tij se dëshiron të transferohet në OldTrafford, raporton Independent.

Ish ylli i Southamptonit në këtë sezon ka pasur probleme të shumtë me lëndime dhe kështu në ditët e fundit mediat spanjolle janë duke raportuar për një largim të tij të mundshëm.

Nëse United duhet ta trasnferojë Bale atëherë duhet ta thejë rekordin që vet e ka vendosur. /Periskopi/

 

Shpërndaje në: