“Bale më shumë ka gjasa të shkojë në hënë se sa t’i bashkohet Arsenalit”
Gareth Bale është i vendosur për të biseduar rreth kontratës së re me Real Madridin – por agjenti i tij tha se ai më shumë ka gjasa që të “shkojë në hënë” se sa t’i bashkohet Arsenalit.
28-vjeçari uellsian ishte i pandalshëm në finalen e Ligës së Kampionëve kundrejt Liverpoolit duke shënuar një supergol për t’ia siguruar titullin e 12 skuadrës spanjolle.
Në sezonin e kaluar, ai ishte inkuadruar shumë pak nga minuta e parë dhe kështu filluan dyshimet e para se ai po kërkonte një skuadër tjetër që do t’i jepte më shumë minutazh.
Duke folur për “Sky Sports News”, agjenti i tij konfirmoi se Bale do të fillon bisedimet shumë shpejtë me Real Madrid.
“Ai dëshiron të luajë më shumë në sezonin hapës. Ai dëshiron të luajë më shumë, dhe është shumë e rëndësishme për të”, tha Jonathan Barnett, agjenti i Bale, raportoi “The Sun”, transmeton Periskopi.
“Mendoj se ai është njëri nga tre apo katër lojtarët më të mirë në botë. Për çdokënd si ai, dëshiron të luajë më shumë. Nuk bëhet fjalë rreth parave”.
Barnett, një tifoz i Arsenalit thotë se Bale nuk ka kurrfarë gjasa që të shkojë në “The Emirates”.
Ai shtoi: “Unë do të dëshiroja që ai të luajë për Arsenalin por më shumë gjasa ka të shkojë në hënë se sa në Arsenal”./Periskopi/




