Bale tregon se çfarë i tha Lukakut pas humbjes në miqësoren ndaj Unitedit
Real Madridi humbi nga Manchester Unitedi në miqësoren në kuadër të International Champions Cup.
Bale është parë pas përfundimit të takimit duke biseduar me sulmuesin belg të Manchester United, Romelu Lukaku dhe tashmë mediat kanë filluar të spekulojnë se çfarë kanë biseduar.
“Vetëm i urova fat të mirë në këtë sezon. Ai tani ka nënshkruar me Manchester Unitedin dhe shpresoj të ketë një sezon të madh”.
“Jam i sigurt se Lukaku din gjithçka të qenit në qendër të vëmendjes. Ai e njeh shumë mirë Ligën Premier dhe jam i sigurt se ai do bëjë mirë”, ka thënë Bale.
Lukaku u transferua në Everton për shifrën e 90 milionë eurove. /Periskopi/




